Vazhdojnë telashet me lëndime për yllin e Paris Saint-Germain

Vazhdojnë telashet me lëndime për yllin e Paris Saint-Germain

Neymar mungoi dy ditë radhazi në stërvitjet me skuadrën braziliane, që ka nisur përgatitjet për Kupën e Amerikës.

Arsyeja është dhimbja në gju, që ndjeu gjatë të martës. Neymar ka luajtur vetëm katër ndeshje për PSG që nga kthimi i tij në prill nga një lëndim në këmbën e djathtë.

Duket se te Brazili situata nuk është e qetë pas vendimit të trajnerit Tite për t’i hequr shiritin e kapitenit sulmuesit të PSG-së.

Turneu i Kupës së Amerikës fillon më 14 qershor me sfidën Brazil-Bolivi, që do të zhvillohet në Sao Paulo.