Nga hipertensioni tek tretja, banania bën mrekulli

Nga hipertensioni tek tretja, banania bën mrekulli

Bananet janë fruta tropikale që bashkojnë energjinë, mineralet dhe vitaminat, të përshtatshme për të gjitha llojet e dietave, përfshirë edhe ato për humbje peshe. Bananet janë një prej ushqimeve më të konsumuara dhe më të shëndetshme në botë.

Shpesh njerëzit përpiqen t’i evitojnë bananet, sidomos në dietat për humbje peshe. Kjo për shkak të repuaticionit negativ të tyre, që konsiderohen si fruti me më shumë kalori se avokadot. Megjithatë, një banane përmban vetëm 90 kalori për 100 gramë, kështu që në sasi të moderuara nuk është e dëmshme, përkundrazi mund të merrni benefite në shumë mënyra.

Ato janë një burim i madh sheqernash, mineralesh të ndryshme si kaliumi, magenzi, hekuri dhe beta-karoteni. Janë të njohura edhe për përmbajtjen e lartë të vitaminave, largimin e yndyrave nga trupi, etj.

Bananet janë një burim i mirë kaliumi, mineral i cili mungon tek njerëzit që vuajnë nga hipertensioni. Këshillohet një banane në ditë, në mëngjes. Falë këtij rituali të mirë, presioni arterial mund të rikthehet në nivele optimale.

Stresi mund të shkaktojë ndryshime në organizmin tonë dhe të bëjë që nivelet e kaliumit të ulen. Për t’i balancuar, është ideale të konsumoni një banane, sepse është një nga burimet më të mira të kaliumit që mund të sigurojmë.

Bananet janë një nga ushqimet më të rekomanduar për të përmirësuar tretjen. Falë përmbajtjes së lartë të pektinës, një fibër që përshpejton tretjen dhe ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi, bananet janë ideale për të trajtuar problemet me tretjen e ngadaltë. Përmbajnë gjithashtu probiotikë të cilët luftojnë inflamacionin dhe largojnë fryrjen e tensionin.