Problemet e procesit zgjedhor në Gjakovë

Numri i kandidatëve të subjekteve politike është vërejtur se ka qenë më i madh në qytet dhe kafene të ndryshme

Pak minuta para mbylljes së vend-votimeve nga Gjakova raportoi gazetari, Lorik Bakija i cilia tha se në orët e pasdites është vërejtur një ngritje e lehtë e interesimit të qytetarëve për të votuar.

Bakija tha se gjatë ditës në dy qendra të votimit në Gjakovë ka pasur probleme tek personat me aftësi të kufizuar, raporton rtv21.tv

Po ashtu ai shtoi se gjatë ditës është raportuar për problemet me vulat, për të cilat është thënë se ka qenë një çështje teknike e cila nuk është se ka reflektuar në procesin zgjedhor.

Bakija tha se numri i kandidatëve të subjekteve politike është vërejtur se ka qenë më i madh në qytet dhe kafene të ndryshme, por tha se nuk ka të dhëna nëse ka pasur tentim nga ana e tyre për t’i nxitur votuesit./21Media

Back to top button