Problemet me të cilat përballen gratë e fshatrave

KDI: Gratë në zona rurale kanë pengesa bazike për pjesëmarrje në jetën publike

Gratë vazhdojnë të përballen me probleme elementare që kushtëzojnë pjesëmarrjen e tyre të barabartë në tregun e punës dhe jetën publike veçanërisht ato që jetojnë në fshatra përballen me mungesë të shërbimeve bazike shëndetësore, mungesë të çerdheve të cilat u rëndojnë përditshmërinë dhe i pengojnë për të qenë aktive në treg të punës apo për tu angazhuar në çështje publike.

Pikërisht me këto probleme përballen edhe gratë e fshatrave Milloshevë dhe Lajthishtë të Komunës së Obiliqit, të cilat gjatë dy takimeve të ndara të organizuara nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) me përfaqësues komunal, kërkuan zgjidhjen e tyre dhe avancim të pozitës së gruas në këtë rajon.

Duke qenё se nё kёtё komunё funksionon vetёm Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, e ndёrtuar sё voni nё Milloshevё, nuk po i pёrmbush nevojat dhe kёrkesat qё kanё qytetarët andaj, gratë e pranishmet nё këto takime e konsideruan si tё nevojshme zgjatjen e orarit tё punёs tё kёsaj qendre. Njejtё ёshtё situata edhe me praninё e gjinekologut nё kёtё komunё. Edhe pse orari i punёs sё gjinekologut ёshtё 8 orё nё ditё, prania e tij/saj nё qendёr ёshtё vetёm 3 orё dhe pёr shёrbime tjera jashtë kёtij orari gratё duhet t’i drejtohen Prishtinёs. Mungesa e qerdhёs ёshtё njё tjetёr sfidё qё gratё nё kёtё komunё e vlerёsojnё si mjet qё do t’ua lehtёsonte punёsimin dhe avancimin e tyre.

Meqenëse nё komunёn e Obiliqit ёshtё vetёm njё çerdhe publike, ndёrtimi i njё çerdheje tё re ose ngritja e kapaciteteve pёr pranimin e mё shumё fёmijёve nё çerdhёn ekzistuese do tё kontribuonte shumё nё mirëqenien e grave nё tёrёsi por edhe tё fёmijёve nё veçanti, konsideruan tё pranishmet nё këto takime. Ndёrsa, drejtoresha e Drejtorisё pёr Financa nё Komunёn e

Obiliqit, Zarife Behluli, që ishte prezentë në takime, shpalosi planet komunale qё pёrfshijnё përfundimin e infrastrukturës nё kёtё komunё gjatё vitit 2019. Sipas saj do të ketë hapësirë edhe për investime qё ndikojnё nё përmirësimin e mirëqenies sё qytetarëve nё tёrёsi por tё grave nё veçanti, duke i siguruar ato nё mbështetje nё aktivitete dhe ngritje tё kapaciteteve nё punësim.

Back to top button