"Kam qenë duke luftuar me infeksion në gjoks"

“Kam qenë duke luftuar me infeksion në gjoks”

Këngëtarja shqipëtare me famë botërore, Rita Ora nuk do të jetë e pranishme në festivalin “Salstice” në Islandë, për shkak të një problemi shëndetësor.

Përmes një postimi në InstaStory, Rita me keqardhje i ka njoftuar të gjithë ndjekësve se arsyeja e anulimit ka qenë një infeksion në gjoks.

Jam shumë e trishtuar që duhet t’i njoftoj të gjithë ata që do të jenë të pranishëm në festivalin Solstic në Islandë, të dijnë se unë nuk do të jem në gjendje të performoj siç është planifikuar. Unë kam qenë duke luftuar me infeksion në gjoks,  mjekët më kanë këshilluar të pushuoj pak kohë derisa të shërohem. Isha shumë e entuziazmuar që do të kaloja kohë në Islandë, dhe se do të isha pjesë e këtij festivali. Unë kurrë nuk bëj anulime pa arsye, pasi jam gjithmonë mirënjohëse për të gjitha mundësitë që më jepen për performanca, dhe i dua performancat. Unë jam e zhgënjyer dhe zemërthyer të braktis fansat e mi të mrekullueshëm. Më vjen keq që nuk jam aty! Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për mbështetjen tuaj. Pres që të festoj Solsticin 2020 me ju!” , ka shkruar Rita në Instagram.

Kujtojmë se, para disa dite është publikuar dokumentari i Soccer Aid që është realizuar për UNICEF-in, ku pjesë e tij është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, njëherësh edhe ambasadore e kësaj organizate, Rita Ora.

“Ritual” është publikuar më 30 maj dhe është në bashkëpunim me Tieston dhe Jonas Blue. Kënga deri më tani numëron mbi tre milionë klikime në kanalin Youtube./21Media