“Procedim numëruesve që ndërpresin procesin”

Problematikat e verifikuara gjatë procesit të numërimit të votave në Shqipëri

Ka përfunduar pak çaste më parë mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, e cila ka trajtuar problematikat e verifikuara gjatë procesit të numërimit të votave.

Kryetari Klement Zguri por edhe përfaqësues të subjekteve politike e kanë cilësuar si të papranueshëm ndërprerjen disa orëshe të numërimit në disa KZAZ.

Në fund të mbledhjes, Zguri ka bërë një pasqyrim të situatës.

“KQZ po monitoron hap pas hapi procesin në të gjitha KZAZ-të. Dimë që në 13 KZAZ ka përfunduar numërimi, në 44 vijon, në 34 KZAZ të tjera është ndërprerë. Më alarmante janë disa vendimmarrje të KZAZ-ve që kanë vendosur ta ndërpresin për disa orë, që është një vendimmarrje e papranueshme për ne. KQZ do t’u bëjë thirrje KZAZ-ve që kanë marrë këto vendime që t’i kthehen numërimit”, ka deklaruar Zguri.

Sipas tij, ligji për ata që ndërpresin presesin parashikon nivele të ndryshme procedimi.

“Është procedimi administrativ, që do të thotë se mund të shkarkohen dhe në vartësi të veprës që kanë kryer veç shkarkimeve e procedimeve ka edhe gjoba”, tha ai.

Back to top button