Procesi i njohjes së patentë-shoferëve në Gjermani, Ambasada e Kosovës jep detaje

Ministria e Transportit të Gjermanisë do ta bëjë vlerësimin e raportit të delegacionit gjerman

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar qytetarët lidhur me procesin e njohjes së patentë-shoferëve nga Kosova në Gjermani.

Ambasada njofton se në Kosovë më 10 dhe 11 shkurt ka qëndruar delegacioni gjerman për vlerësimin e gjendjes për pranimin e patentë- shoferëve.

Ambasada e Kosovës njofton gjatë takimeve të autoriteteteve gjermane me disa prej Ministrave të Qeverisë së Kosovës dhe shikimi të të gjitha fushave që kanë të bëjnë me proceset e marrjes së patentshoferëve- nga statistikat për aksidentet dhe sigurinë në rrugë, mënyra e kalimit të testeve, prodhimi i dokumentacionit dhe të gjitha fushat tjera që kanë të bëjnë me këtë proces- Kosova hyn në fazë të re në këtë proces thellësisht teknik..

Po ashtu Ambasada bëri të ditur se Ministria e Transportit dhe Digjitalizmit e Gjermanisë dhe Ministrat e 16 Bundeslandeve të Gjermanisë do të bëjnë vlerësimin e raportimit nga vizita në fjalë dhe pastaj do të dalin me rezultatet të cilat do të jepen ose në formë rekomandimi për avancim të procesit ose në formë të njohjes reciproke.Por, sipas njoftimit ky procces merr kohë andaj nuk është bërë e ditur se kur do të merren vendime të rëndësishme./21Media

Back to top button