Nga Gjakova me rreth 116 mijë votues, nuk pati incidente të mëdha

Nga Gjakova me rreth 116 mijë votues, nuk pati incidente të mëdha

Pak pa u përmbyllur votimi, përfaqësuesi i vëzhguesve të DnV-së, Naser Lajçi ka deklaruar se procesi zgjedhor është përcjellë me parregullsi, mirëpo që sipas tij nuk do të ndikojnë në procesin final.

Parregullsi sipas tij kanë qenë fotografimi i votës, por që policia ka reaguar menjëherë, si dhe ka pasur raste të gjetjes së personave të vdekur në listat e votimit, shkruan rtv21.tv.

Rahoveci u përcjell me probleme të njëjta si Gjakova, ku pati 2 raste të fotografimit të votës e dy persona u ndaluan për 48 orë.

Komuna e Deçanit pati një proces të qetë të votimit, pa u raportuar asnjë shkelje ose problem i madh. Procesi njëjtë kaloi edhe në Junik ku ishte një ditë e qetë, me një fluks më të madh të votuesve pasdite./21Media