Sipas Oliver Jung, tensioni dje në FFK është diçka normale

Sipas Oliver Jung, tensioni dje në FFK është diçka normale

Gjatë ditës së djeshme janë votuar  antarët e Federatës së Futbollit të Kosovës. Në këtë kuvend, i cili kaloi me shumë tensione të pranishëm ishin edhe i deleguari i FIFA-s Oliver Jung, dhe përfaqësuesi i UEFA-s Denis Bastari.

Për procesin e votimit të antarëve të FFK-së e Jung ka thënë se ka qenë proces i mirë dhe demokratik, ai pse kishte pak zhurmë, por sipas tij, kjo ndodhë edhe në familjet më të mira, pra është diçka normale dhe ndihmon në përmirësimin e gjërave.

“Procesi i zgjedhjes së anëtarëve të KE-së ka qenë i mirë dhe demokratik. Kishte pak zhurmë, por kjo ndodhë edhe në familjet më të mira, pra është diçka normale dhe ndihmon në përmirësimin e gjërave. Në fund të ditës shumica vendosi për zgjedhjen e anëtarëve të KE-së dhe gjithçka ishte mbi bazën e demokracisë. Ajo çfarë dua të them është se tani rëndësi ka që të ketë mirëbesim dhe mirëkuptim për të mirën e futbollit. Gjithsesi, ne, edhe në të ardhmen do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën, duke ofruar asistencë për FFK-në. Njëherësh do të vazhdojmë t’i përkrahim projektet e federatës tuaj që kanë për qëllim ngritjen e futbollit. Drejtuesit e federatës tuaj kanë vizion dhe duhet të vazhdojnë punën në zhvillimin e futbollit, ngase vërtet është bërë një punë e shkëlqyeshme për një kohë të shkurtër pas anëtarësimit në UEFA e FIFA”, këto Jung i ka thënë sot gjatë vizitës së bërë në fushat me bari sintetik të ndërtuara me përkrahjen e FIFA-s në Mitrovicë dhe Skenderaj.

Gjatë këtyre vizitave, ai, ka parë nga afër punën që është bërë në përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend dhe ka mbetur me përshtypje shumë të mira.

Është tepër e rëndësishme për FIFA-n, por edhe për federatën tuaj që tashmë banorët e këtyre qyteteve dhe futbollistët e rinj kanë qasje në këto fusha dhe mund ta zhvillojnë aktivitetin e tyre të futbollit në kushte shumë të mira. Për FIFA-n ka rëndësi të madhe impakti që ka pasur ndërtimi i këtyre fushave tek popullata” ka thënë Jung.

Ai tutje ka shtuar se shpresojnë që FFK do të vazhdojë në këtë rrugë dhe do t’u krijojë mundësi edhe më të mëdha rinisë së vendit tuaj që të jenë edhe më afër futbollit dhe të kenë hapësira të tilla moderne për zhvillimin e talentit të të rinjëve. /21Media