Procesi jotransparent, shkak i hallakamës në Badovc

Ministria ka obligim ligjor për mbrojtjen e liqenit

Si jotransparent është konsideruar i gjithë procesi që lidhet me ndërtimet në zonën rreth liqenit të Badovcit. Kjo pasi që “KRU Prishtina” nuk ka qenë fare e informuar.

Përfaqësuesi grupit për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit, Ali Sefaj në emisionin Bonbon në RTV21, tha se Ministria e Mjedisit ka obligim ligjor për mbrojtjen e liqenit të Badovcit, mirëpo këtë autorizim ia bartë “KRU Prishtinës”. “Këtu ka qenë jotransparent komplent procesi pasi që KRU Prishtina nuk ka qenë fare e informuar për procedurat. Mandej Ministria u ka thënë që vendimi për kushtet ndërtimore është dhënë në kundërshtim me udhëzimin administrativ”, tha Sefaj.

Vendimi është pezullu deri në hartimin e dokumentit për planifikim./21Media

Back to top button