Deri tani janë numëruar 98.35% të votave

Deri tani janë numëruar 98.35% të votave

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është duke iu afruar përfundimit të numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa rezultatet vazhdojnë të jenë të pandryshueshme, ku prinë LVV, e pasuar nga LDK.

Tani kur janë numëruar 98.35% të votave, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 200.813, vota apo 25,52%. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 195.403 vota, apo 24,84%. Partia Demokratike e Kosovës ka 166.907, apo 21.21%. Koalicioni AAK-PSD deri tani ka marrë 90.675 vota, apo 11,52%. Kurse koalicioni Nisma-AKR-PD vazhdon të mbetet nën pragun e zgjedhor, pasi ka 38.480 vota, apo 4.89%. Kurse numri i votave të pavlefshme vazhdon të shënojë rritje. Nga numërimi i 98,35% të votave të deritanishme nga zgjedhjet e djeshme parlamentare nga ana e KQZ-së, 40.245 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme. Në zgjedhjet për nivelin qendror në qershor 2017, mbi 42 mijë fletëvotime të qytetarëve u shpallën të pavlefshme. Shifra e votave të pavlefshme pothuajse u dyfishua në tetor të po atij viti kur vendi shkoi në zgjedhje lokale. Ishin rreth 80 mijë vota, të cilat KQZ-ja i shpalli të pavlefshme.