Prodhimi në industri rritet për 14.4 %

Shqipëria ka rritur prodhimin industrial krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar

Volumi i prodhimit në industri u rrit me 14.4 % gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2016-s.

Sipas INSTAT-it, indeksi i prodhimit në Shqipëri shënoi rritje 14,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rritje 6 %.

Ndërsa shitjet neto në volum shënuan rritje 6,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rënie 0,5 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në sektorin e industrisë, sipas INSTAT-it, numri i të punësuarve u rrit 0,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues shënoi rritje 2,4 %.

Po ashtu, sipas raportit të INSTAT-it, fondi i pagave shënoi rritje 2,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Krahasuar me tremujorin e parë 2017, fondi i pagave u rrit 5,2 %.

Back to top button