Producentit amerikan po i pëlqen muzika tradicionale shqiptare

Producentit amerikan po i pëlqen muzika tradicionale shqiptare

Këngëtare e re me prejardhje shqiptare, Enisa e cila karrierën e saj në muzikë po e zhvillon në SHBA, ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, në të cilën shihet duke vallëzuar nën ritmet e valles së “Shotës”, shkruan rtv21.tv

“Ne nuk bëjmë ‘twerk’, por vallëzojmë shota, opaa”, ka shkruar këngëtarja krahas videos.

E për këtë këngë është interesuar njeriu i cili qëndron prapa shumë hiteve të mëdha, producenti i njohur amerikan, Timbaland, i cili i ka komentuar Enisës.

“Cila është kjo këngë, më duhet…”, ka shkruar Timbaland.

Video e Enisës është shkrepur nga Malësia e Tuzit.

 

View this post on Instagram

 

We don’t twerk out here…we do the shota 😜 Opaaa 💃🏻 haha

A post shared by ENISA (@iamenisa) on

Ndryshe, “Wait For Love” është projekti i fundit muzikor nga Enisa. Kënga numëron mbi 300 mijë klikime në Youtube./21Media