51-vjeçari kërkon nga të tjerët  të qëndrojnë në shtëpi

51-vjeçari kërkon nga të tjerët  të qëndrojnë në shtëpi

Producenti, dhe shoumeni i njohur Andy Cohen konfirmoi se është prekur nga koronavirusi.

Ai kishte bërë të ditur se do të filmonte “Watch what happens live” në shtëpi, por, Cohen ndryshoi të gjitha planet.

51-vjeçari këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në Instagram, ku tregoi edhe simptomat që kishte pasur gjatë këtyre ditëve.

“Pas disa ditësh në karantinë dhe duke mos u ndier mirë, unë kam dalë pozitiv me koronavirus. Dua të falënderoj të gjithë profesionistët mjekësorë që punojnë pa u lodhur për të gjithë ne”, ka shkruar ai në Instagram.

 Andy në fund bëri thirrje për të gjithë që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten e tyre. /21Media