Studim interesant nga Instituti Karolinska në Suedi

Studim interesant nga Instituti Karolinska në Suedi

Stili i jetesës, mënyra se si ushqeheni apo veçanërisht puna që bëni ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin tuaj. Një studim interesant nga Instituti Karolinska në Suedi vuri re një lidhje të ngushtë midis disa profesioneve specifike dhe diabetit të llojit 2.

Kështu, falë vëzhgimit shkencor në fjalë u realizua një hartë me punët që të shpien drejt kësaj sëmundjeje.

Kështu, drejtorët dhe pastruesit janë tre herë më të prirur për të mbartur diabetin e tipit 2 sesa mësuesit apo fizioterapistët, të cilët priren për të kryer kontrolle më të shpeshta mjekësore. Rezultatet u botuan në revistën shkencore “Diabetologia”.

Kështu, diabeti i tipit 2 haset më së shumti te shoferët, punëtoret e fabrikave e të tjera.

Nën shqyrtim u morën 4.6 milionë qytetarë suedezë, përgjatë viteve 2006-2015, ku 202 mijë njerëzit e anketuar mbartnin diabetin 2.

Krahas qëndrimit për orë të tëra ulur, stresit ose punës me turne, në shfaqjen e diabetit ndikuan edhe obeziteti, pasiviteti fizik dhe pirja e duhanit në moshë të re.