Mazreku përmend shtete të cilat kanë çështje të hapura kufitare

Mazreku përmend shtete të cilat kanë çështje të hapura kufitare

Profesori i Integrimeve Evropiane, Avni Mazreku në “Click” të RTV21 ka thënë se kushti i demarkacionit i vendosur si kusht për liberalizimin e vizave të Kosovës është kontradiktorë pasi që siç tha Mazreku ka shtete aktuale të BE-së dhe Nato-s që kanë çështje të hapura të pambyllura kufitare.

Mazreku duke i përmendur shtetet që kanë çështje të hapura kufitare tha se vendosja e demarkacionit si kusht për Kosovën është problem i 5 njohjeve të munguara të Kosovës.

Profesori tha se nuk ka vendime politike në strukturat vendimmarrëse të BE që janë Këshilli Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian pasi që shumica e vendimeve në këto dy këshille janë vendime që merren sipas sitetemi konsensual të vendimi.

“Kjo nënkupton që nëse një shtet nuk e ka njoftë shtetin e Kosovës, ai shtet nuk mund votoi pro një vendimi i cili shkon në njohjen e subjektivitetit juridik të Kosovës”, tha Mazreku.
Më tej profesori tha se vendimi final merret në Këshillin e Bashkimit Evropian që vendosë sipas sistemit të shumicës se kualifikuar.

“Kjo i bije që 55% të shteteve anëtare duhet të votojnë për dhe në rast se 4 shtete nuk e përdorin instrumentin e minurancës bllokuese pasi që Kosovën nuk e kanë njohur 5 shtete”, tha Mazreku./21Media