Sonte në Debat Pernime u bisedua për Shëndetësinë

Sonte në Debat Pernime u bisedua për Shëndetësinë

Përfaqësuesi i koalicionit AAK-PSD, Artan Ahmeti, ka thënë se nëse ky koalicion ia del të jetë fitues i zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit, se buxheti i tanishëm nëse menaxhohet mirë nuk do të ketë probleme të buxhetit të shëndetësisë.

“Pa sigurime shëndetësore nuk ka zgjedhje për problemet e pacientëve me barna dhe material shpenzues dhe me menaxhim të mirë këtij buxheti që është sot duke pasur parasysh që kompanitë furnizuese asnjëherë nuk kanë qenë të interesuara”, ka thënë Ahmeti.

Ai deklaroi se keqmenaxhimi që është bërë me QKUK-në, ka bërë që ajo të duket si një Qendër e Mjekësisë Familjare, e jo një Qendër e Mjekësisë Universitare, ku nuk ka barna të mjaftueshëm për pacientë, e atyre shumë shpesh iu vidhen gjërat personale, shkruan rtv21.tv.

Ahmeti ka folur edhe për Qendrën Emergjente, ku është rritur numri i pacientëve e shumica prej tyre nuk janë raste emergjente./21Media