Sonte në emisionin "Debat Përnime" po diskutohet për shëndetësi

Sonte në emisionin “Debat Përnime” po diskutohet për shëndetësi

Kandidatja për deputete nga koalicioni NISMA-AKR, Arlinda Sopi, prezantoi planet që kanë për shëndetësinë, shkruan rtv21.tv

“Programi ynë ka për qëllim funksionalizimin e trekëndëshit pacient-mjek edhe Ministri e Shëndetësisë, duke pas si titull ‘Shëndeti për të gjithë’, duke rrit kështu investimet në gjitha sektoret shëndetësore”, ka thënë Sopi.

Ajo ka thënë se shtylla parë e programit të tyre qeverisës është rritje e mirëqenies së pacientit.

“Tjetra është edhe promovimi shëndetësor dhe vetëdijesimi i pacientëve në lidhje me sëmundjet kronike, por edhe të gjitha sëmundjet e tjera”, ka thënë Sopi.

Sopi gjithashtu përmendi edhe promovimin e të drejtave të pacientëve.

“Shtylla e dytë është investimi në infrastrukturën ekzistuese, por edhe rritjen e infrastrukturës shëndetësore në gjithë Kosovën”, ka thënë Sopi./21Media