Të dielën seanca e ardhshme

Të dielën seanca e ardhshme

Kuvendi i Kosovës mori vendim që projektbuxheti të mos del në votim sot në seancën plenare.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, tha se sipas rethanave projektbuxheti nuk do të del në votim. Ai shtoi se projektbuxheti do të del në votim në seancën e ardhshme që do të mbahet këtë të diel me fillim nga ora 10:00.

Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se nuk e di si do ta kalojë të dielën kur nuk po mund ta kalojnë gjatë ditës së punës.

Nga ana e tij, Avdullah Hoti shef i grupit parlamentar të LDK-së, ka thënë se duhet të sigurohen që i kanë 61 vota dhe ta hedhin në votim dhe mos të kërkojë votat e opozitës.

Ndërkaq, AAK, PDK, Nisma dhe Lista Serbe u pajtuan me seancën e së dieles./21Media