"La Reina" po vjen

“La Reina” po vjen

Njëra ndër këngëtaret më të dashura shqiptare, Dafina Zeqiri po shijon suksesin e tri këngëve që ka sjellë këtë vit. I gjithë ky sukses e ka motivuar Dafinën që të vazhdojë edhe më tej, të sjellë edhe projekte të tjera. Madje, Dafina ka paralajmëruar projektin e ri, i cili do të publikohet së shpejti. Ky projekt i artistes mban titullin “La Reina”, shkruan rtv21.tv

Sot, Dafina ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku krahas fotografive ka lënë mbishkrimin: “Ti pom mungon”. 

Edhe Dj Geek, Dj i Dafina Zeqirit ka publikuar një video dhe ka shkruar “Së shpejti”.

“ROFE” mban titullin projekti i fundit i artistes, që e ka publikuar para një muaji./21Media