"Kemi menduar për gjithçka, thjesht uluni dhe shijojeni shfaqjen”

“Kemi menduar për gjithçka, thjesht uluni dhe shijojeni shfaqjen”

Reperi i njohur shqiptar, Capital T do të mbajë koncert më 19 shtator në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, shkruan rtv21.tv

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku numëron një milion ndjekës, Capital T ka thënë se ky është projekti i jetës.

“Projekti i jetës sime nuk është vetëm i imi. Ka plot njerëz të mirë dhe profesionistë që kanë pritur gjithë karrierën për të realizuar një koncert si ‘Time Capsule’. Kemi menduar për gjithçka, thjesht uluni dhe shijojeni shfaqjen”, ka shkruar Capital T.

Ndryshe, “Sytë e tu” është projekti i fundit muzikor që Capital T ka publikuar më katër gusht. Kënga ka arritur mbi dy milionë klikime në Youtube./21Media