Solo apo bashkëpunim!?

Solo apo bashkëpunim!?

Këngëtarja e njohur, Orhidea Latifi-Kida, ka disa ditë që është duke qëndruar në Francë, ku po punon rreth një projekti të ri muzikor, shkruan rtv21.tv

Në disa video të publikuara në rrjetin social Instagram, Kida shihet në një studion muzikore në Paris duke punuar me bashkëpunëtorë të huaj.

Këngëtarja nuk ka zbuluar  detaje për projektin e ri që po punon. Nuk dihet ende se a do të vijë solo apo në bashkëpunim.

Kujtojmë që  “Moti” është projekti i fundit muzikor i artistes, i cili është publikuar më 28 dhjetor dhe deri tani në Youtube ka mbi katër milionë klikime./21Media