Krijimi i pajisjes për shpëtimin e foshnjave

Krijimi i pajisjes për shpëtimin e foshnjave

Një pajisje revolucionare që do të shpëtojë foshnjet të cilët lindin më herët pritet të krijohet nga shkencëtarët holandezë.

Shkencëtarët në Holandë janë duke punuar për krijimin e mitrës artificiale që do të mundësojë zhvillimin e mëtejshëm të një foshnje që do të lindë më parë.

Ata deklarojnë se janë ende larg produktit final por përfundimi i tij nuk është i pamundur. Foshnjat e lindura përpara se të mbushin 37 javë kanë shkaktuar rreth 15 milionë vdekje çdo vit.

Sipas projektit të shkencëtarëve pajisja konsiston në disa qese të të mbushura me lëngjet që ndodhen në mitrën e femrave, transmeton rtv21.tv.

Foshnja do të merret nga barku i nënës dhe do të vendoset në një prej qeseve ku do të lidhet me një placentë artificiale, e cila do t’i mundësojë foshnjës furnizimin me oksigjen, aty foshnja do të qëndrojë për disa javë derisa të jetë e gatshme të “ rilindë” përsëri./21Media