Konferenca vjetore e prokurorëve duket që nuk shkoi mirë

Konferenca vjetore e prokurorëve duket që nuk shkoi mirë

Aktualisht aty ku po mbahet konferenca vjetore e prokurorëve është ndërprerë energjia elektrike.

Problemet me mikrofon filluan derisa fliste Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës. Ai bashkë me mysafirët priten rreth 30 minuta, por mikrofoni nuk u rregullua. Pas kësaj janë ndalur ditët, të pranishmit filluan të dalin jashtë.

Sipas informatave, në atë lagje ku ndodhet hoteli, në të cilën po mbahet konferenca, është parparë që të ndalet energjia elektrike, derisa gjeneratori i hotelit ndez dritat por jo edhe pjesët tjera përcjellëse.

Organizatorët kanë biseduar me përfaqësues të KEDS-it, kurse, mysafirët po presin deri të vije energjia elektrike.

Aty është paraparë të flasin Greg Delawie, ambasador i SHBA-së në Prishtinë, Jean Hubert-Lebet, ambasador i Zvicrës në Kosovë, Claudio Pala, Kryeprokuror – EULEX dhe Julia Jacoby, shefe e ekipit për sundim të ligjit zyra e BE-së në Prishtinë.