Pas gjetjes së kufomave të refugjateve nga Nigeria

Pas gjetjes së kufomave të refugjateve nga Nigeria

Prokurorët në Itali kanë filluar hetimet për të gjetur shkaqet e vdekjes së 26 femrave nga Nigeria, shumica prej tyre të mitura, kufomat e së cilave u gjetën në një anije me refugjatë.

Ekziston dyshimi se ato janë abuzuar seksualisht dhe se më pas janë vrarë, gjatë përpjekjeve për të kaluar Detin Mesdhe.

Pesë refugjatë janë duke u marrë në pyetje nga autoritetet italiane në portin Salerno. Kufomat e femrave nga Nigeria u gjetën në një anije të gomës, nga ana e një anije luftarake e Spanjës, e cila arriti të shpëtoi mbi 370 refugjatë në det të hapur. Refugjatët dhe kufomat e femrave më pas u dërguan në Salerno./21Media