Prokurori i rastit “Syri i Popullit” heq dorë nga ndjekja e dy të akuzuarve

Për Sabit Berishën dhe Lirie Luzhën nuk ka prova

​Prokurori special i rastit “Syri i Popullit”, Sylë Hoxha në fjalën e tij përfundimtare, tha se në mungesë të provave heq dorë nga ndjekja penale ndaj të akuzuarit të këtij rasti Sabit Berisha dhe Lirie Luzha.

Lidhur me të akuzuarit tjerë, Hoxha tha se sa i përket të akuzuarve të tjerë nga kjo aktakuzë pas mbajtjes së shqyrtimeve gjyqësore të cilët edhe për shkak të natyrës janë mbajtur disa seanca gjyqësore dhe duke dëgjuar dëshmitarë të shumtë para këtij trupi gjykues, konsideroi se dëshmitë e dëshmitarëve me analize të shkresave, konsideroi se aktakuza ndaj të akuzuarve është e vërtetuar në tërësi.

Të akuzuar në rastin “Syri j Popullit”, mbesin Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca përfundimtare në procesin gjyqësore kundër Sadri Ramabajës.

Back to top button