“Prokurori i shtetit i dashtë sot me i rrethu 20 persona”

Ministrat janë krenar që zbulojnë që ka ndodh një krim

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në emisionin debatues “Click” në RTV21 tha se në një shtet normal prokurori i shtetit i dashtë sot me i rrethu 20 persona.

“Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dje me krenari doli në publik në Javën Kundër Korrupsionit dhe tha se vitin e kaluar për një medikament kemi shpenzu 650 mijë euro, këtë vit vetëm 75 mijë euro që do të thotë se vitin e kaluar dikush i ka vjedh afërsisht 670 mijë euro, e njëjta sasi, i njëjti medikament do të thotë shteti ka hargju 650 mijë euro sivjet vetëm 75 mijë euro dhe s’kemi asnjë reagim prej institucioneve”, ka thënë Miftaraj.

Miftaraj tha se kemi ardh në një gjendje që ministrat janë krenar që zbulojnë që ka ndodh një krim dhe me një veprim të tij po ruhet buxheti./21Media

Back to top button