Prokurori i Shtetit deklarohet për rastin në veri të Mitrovicës

Prokurori i Shtetit deklarohet për rastin në veri të Mitrovicës

Prokurori i Shteti ka njoftuar se kanë lëshuar një vendim ndalimi për 48 orë për rastin në Mitrovicën e veriut, ku dyshohet se dy zyrtarë kanë keqpërdorur detyrën në zgjedhje. Ndërsa thanë se të gjithë personat që fotografojnë votën do të ndalohen me qëllim të verifikimit nëse kemi të bëjmë me veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”.

Për çdo informacion tjetër që i pranojmë nga mediat dhe institucionet tjera, jemi duke i verifikuar dhe deri më tani nuk ka indice për ndonjë vepër penale eventuale lidhur me zgjedhjet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Tutje ata thanë se janë duke përcjell procesin zgjedhor dhe se deri më tani kanë pranuar informata të shumta nga terreni./21Media