B.H akuzohej për veprën penale keqpërdorimi i detyrës

B.H akuzohej për veprën penale keqpërdorimi i detyrës

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim lirues ndaj akuzuarve B. H., prokuror i Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe L. D., i cili akuzohej për veprën penale frikësimi gjatë procedurës penale.

Sipas gjykatës, i pandehuri B. H. prokuror i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, akuzohej nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, që në cilësinë e personit zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe djalin e tij, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare.

“I pandehuri B. H. akuzohej për veprën penale keqpërdorimi i detyrës apo autoriteti zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa i pandehuri L. D. akuzohej për veprën penale frikësimi gjatë procedurës penale nga neni 395 të KPRK-së. Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka ardhur në përfundim që këta dy të pandehur nuk kanë kryer veprat penale me të cilën ngarkohen”, bëhet e ditur në komunikatën e gjykatës.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.