Prokurori publik kërkon t’i bëhen analizat shoferit të autobusit

Po hetohet se si ka ardhur deri tek aksidenti tragjik në Maqedoni

Zyra e prokurorit publik kryesor kërkon të bëjë një analizë të gjakut dhe urinës së shoferit të autobusit që është rrokullisur sot në autostradën Shkup-Tetovë.

Për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, prokurori publik do të lëshojë urdhra për autopsinë e të ndjerit, si dhe inspektimin teknik të automjetit. Gjatë natës do të sigurohet skena e aksidentit dhe inspektimi, nxjerrja e autobusit do të vazhdojë nesër.

Sipas informatave paraprake nga inspektimi, aksidenti ka ndodhur këtë pasdite, kur një kompani autobusi “Dourmana Tours” në targa të Gostivarit kaluar mjetet mbrojtëse t në anën e kundërt të autostradës.

Back to top button