Me kërkesë të Valdete Dakës

Me kërkesë të Valdete Dakës

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se është njoftuar sot se Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KZQ), Valdete Daka, përmes ftesës publike ka kërkuar ndihmën e Prokurorisë dhe të Policisë që të jenë prezent brenda objektit të QNR-së, lidhur me hetimin dhe ndjekjen penale të keqpërdorimeve të mundshme në kuadër të procesit zgjedhor 2019.

Me këtë rast Prokurori i Shtetit njofton publikun se në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR), tanimë janë prezent Prokurori i Shtetit dhe hetuesit nga Policia e Kosovës, të cilët bashkërisht do t’i përcjellin dhe verifikojnë pretendimet e parashtruara nga KQZ-ja.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar rinumërimi i 530 vendvotimeve, proces ky i cili pritet të zgjasë rreth një javë. Pas përfundimit të këtij procesi do të fillojë edhe numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta./21Media