Prokuroria dhe policia u deklaruan për vrasjen në Pejë

Policia dhe Prokuroria u deklaruan për media pas rastit në Pejë

Prokuroria e Pejës sot dha detaje lidhjur me vrasjen që ndodhi mbrëmë pas mesante në Zahaq.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi bëri të ditur për media se janë duke u zhvilluar një sërë hetimesh lidhur me vrasjen dhe se deri pas rezultateve të autopsisë nuk mund ta bëjnë të ditur sakt emrin e viktimës.

Konferencë për media sot mbajti edhe policia, me ç’rast u theksua se dyshohet që viktima u vra me armë zjarri.

Mbrëmë pas mesnate në fshatin Zahaq të Pejës u vra ish-luftëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi. Pas vrasjes së Kelmendit, deri tani reagoi OVL e UÇK-së, si dhe presidenti Hashim Thaçi./21Media

Back to top button