Kasemi vrau bashkëshorten e tij

Kasemi vrau bashkëshorten e tij

Fadil Kasemi që ekzekutoi brutalisht ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildes Hafizi pritet të dalë paraditen e së dielës para togave të zeza të krimeve të rënda.

Organi i akuzës ka dorëzuar kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për kryerjen e veprave penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, “armëmbajtjes pa leje” dhe “rrëmbim personi”.

Pas krimit të rëndë 53 vjeçari me pistoletën në dorë i ka dalë përpara një furgoni dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar shoferit që ta largonte nga vendi i ngjarjes. Sipas materialit të prokurorisë Fadil Kasemi nuk ka pranuar të flasë për faktin dhe rrethanat e ngjarjes.