Prokuroria incion rast ndaj mjekut për trajtimin jo të duhur ndaj pacientes

Prokuroria e Prizrenit sipas detyrës zyrtare inicon rast ndaj mjekut lidhur me trajtimin e pacientes në Spitalin Rajonal të Prizrenit

Trajtimi jo i duhur  ndaj një pacienteje nga kirurgu Rr.Y në Spitalin Rajonal të Prizrenit ka bërë që Prokuroria Themelore në Prizren, me vetiniciativë ta autorizojë Policinë e Kosovës për të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore rreth grumbullimit dhe mbledhjes së informacioneve të nevojshme me qëllim të zbardhjes dhe sqarimit të kësaj çështje.

“Prokuroria Themelore në Prizren është e vendosur që t’i parandaloj dhe luftojë të gjitha dukuritë negative që janë në kundërshtim me ligjin dhe i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që çdo parregullsi apo keqpërdorim të detyrës zyrtare ta denoncojnë pranë kësaj prokurorie apo tek organet policore”, thuhet në njoftimin për media.

Në lidhje me hapat që do të ndërmerren lidhur me këtë rast në njoftimin për media thuhet se Prokuroria do të njoftoj publikun në vazhdimësi. /21Media 

Back to top button