Aksidenti ndodhi mbrëmë në Fortesë të Rahovecit

Aksidenti ndodhi mbrëmë në Fortesë të Rahovecit

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 19:45 në fshatin Fortesë të Rahovecit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë një person ka vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore.

Siç njofton prokuroria, aksidenti ka ndodhur në fshatin Fortesë, në mes të dy veturave Passat dhe Mercedes, ku shkaktar i aksidentit ishte vetura Passat dhe personi që ishte pasagjer, N. Sh., rreth moshës 50 vjeçare ka vdekur. Ndërsa, personi i cili drejtonte këtë veturë N.B., ka pësuar lëndime trupore dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë. Shoferi, A.K., i cili drejtonte veturën Mercedes, nuk ka pasur lëndime dhe pas intervistimit i njëjti është liruar.

Trupi i pajetë iu është dhëne familjarëve me kërkesë të tyre, ka njoftuar Prokuroria.