Fërçkovska: Janeva nuk është mirë me shëndet

Fërçkovska: Janeva nuk është mirë me shëndet

Sot në Gjykatë është dërguar kërkesë për t’iu vazhduar paraburgimi ish kryeprokurores Speciale Katica Janeva edhe për 30 ditë, konfirmojnë nga Prokuroria e Maqedonisë së Veriut për TV21.

Janevës të premten i mbaron paraburgimi 30-të ditor me të cilën iu shqiptua si e dyshuar në rastin “Reket”. Tani Gjykata do të vendos nëse do t’ia shtoj masën e paraburgimit.

Avokatja e Janevës, Irena Fërçkovska tha se klientja e saj nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.