Prokuroria në Gjilan ngrit tri aktakuza për dhunë ndaj grave

Aktakuza për dhunë në familje

Departamenti i Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, sot, pranë Gjykatës kompetente në Gjilan, ka ngritur tri aktakuza për dhunë në familje.

“Në rastin e parë, sipas aktakuzës, i pandehuri B.A., më 29 dhjetor 2018, në Gjilan, ka përdorur dhunë fizike ndaj të dëmtuarës K.C., ku pas një mosmarrëveshje, duke i kërkuar shpjegime rreth punës së saj, e  godet me shuplakë. Në rastin tjetër, i pandehuri S.S., më 25 dhjetor 2018, në komunën e Gjilanit, në një kafene, nën ndikimin e alkoolit, për shkak të xhelozisë rreth një telefonate, fillimisht ia merr telefonin bashkëshortes së tij, të dëmtuarës F.K. dhe e kapur për flokë duke e goditur me grushte në fytyrë. Sipas aktakuzës tjetër, i pandehuri B.S., më 2 janar 2019, në Gjilan, nën ndikimin e alkoolit, ka shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij, N.S., ku fillimisht i kërkon asaj dhe djalit të tyre që të largohen nga shtëpia, pastaj e sulmon të njëjtën, duke e goditur me grushte në fytyrë, derisa aty ndërhyn djali i tyre dhe e pengon”, thuhet në komunikatën e dërguar.

Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzave, i ka propozuar gjykatës, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe të njëjtit t’i dënojë sipas Ligjit.

Back to top button