QKUK ndërpreu operacionet pas vdekjeve të dyshimta

QKUK ndërpreu operacionet pas vdekjeve të dyshimta

Prokuroria e Shtetit nisi hetimet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas vdekjeve të dyshimta të pacientëve ditëve të fundit.

Në klinikat kirurgjike tashmë janë ndërprerë operacionet. Edhe Ministria e Shëndetësisë urdhëroi të gjitha inspektoratet e saj që të hidhen në veprim në kërkim të së vërtetës se çka ndodhi në fakt këto ditë në Qendrën Klinike Universitare./21Media