Qavolli: Deri më tani nuk ka ende të dyshuar rreth rastit

Qavolli: Deri më tani nuk ka ende të dyshuar rreth rastit

Lidhur me rastin e foshnjës së braktisur që u gjet sot në mëngjes nga imami i xhamisë në Vrellë të Istogut, Prokuroria Themelore e Pejës është duke zhvilluar hetime për identifikimin e personit që e ka braktisur.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Ersan Qavolli, tha se deri më tani ende nuk ka ndonjë person të dyshuar për braktisjen e foshnjës.

“Deri më tani nuk ka ende të dyshuar rreth këtij rasti. Prokuroria dhe Policia janë duke ndërmarrë veprime hetimore për gjetjen e personit që ka braktisur foshnjën”, tha Qavolli për Kallxo.com.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se foshnja e braktisur është dërguar në spital dhe gjendja shëndetësore e të porsalindurit është e mirë.

Hoxha gjen një foshnje të braktisur mbi veturën e tij