Sipas KMDLNJ-së, Teodosijeviq ndonëse merrte rrogë nga Kosova  nuk u ndal së identifikuari kundër Kosovës

Sipas KMDLNJ-së, Teodosijeviq ndonëse merrte rrogë nga Kosova  nuk u ndal së identifikuari kundër Kosovës

Këshilli për Mbrojtjen të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNj), ka reaguar pas shkarkimit të ministrit serb,  Ivan Teodosijeviq, i cili ka mohuar të ketë pasur masakër ne Reçak, si dhe shqipatrët e Kosovës që luftuan për lirin e vendit i ka quajtur terrorista.

Sipas KMDLNJ-së, ministri i Serbisë në Qeverinë e Kosovës nga Lista Serbe, Ivan Teodosijeviq ndonëse merrte rrogë nga Buxheti i Kosovës asnjëherë nuk u ndal së identifikuari kundër Kosovës dhe nëglorifikim të Serbisë.

Si “ministër” i Qeverisë së Kosovës, në shumë tubime dhe përcjellje që ua bënte politikanëve të Serbisë që ilegalisht hynin në Kosovë deklaronte se shovenistët dhe terroristët shqiptarë bënë krime ndaj serbëve para, gjatë dhe pas përfundimit të luftës në Kosovë duke mos e treguar as ndjeshmërinë më të vogël ndaj viktimave civile shqiptare që u ekzekutuan dhe masakruan nga politika shoveniste dhe shfarosëse e Serbisë”, ka thënë KMDLNJ-ja në një komunikatë për media.

Sipas KMDLNj-së, ky shkarkim i drejtë, i arsyeshëm dhe i pashmangshëm i këtij ministri shovenist është veprim politik që është marrë në nivel politik.

Mirëpo, edhe para këtij shkarkimi, Prokuroria Speciale e Kosovës, në bazë të deklarimeve publike të Ivan Teodosjeviq është dashur të nis hetimet sipas detyrës zyrtare për faktin se këto deklarata nxisin urrejtje në baza etnike, fyerje në baza etnike dhe përmbajnë të dhëna të pavërteta.

Shkarkimi i I. Teodosijeviq, nëse kemi për baza deklaratat e tij plot urrejtje nuk mund të konsiderohet dënim deri në kohën kur nuk do të përballet me ligjin për një vepër penale që sanksionohet sipas ligjeve në Kosovë”, ka theksuar KMDLNJ-ja.

Duke u bazuar në  deklaratat publike të ministrit të shkarkuar I. Teodosijeviq e të cilat nuk janë deklarata të natyrës politike, Këshilli për Mbrojtjen të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNj),pret nga Prokuroria Speciale e Kosovës të ndërmerr veprime të mbështetura në ligj ndaj I. Teodosijeviq për shkak të nxitjes së urrejtjes në baza etnike dhe përmbajtjes së pavërtetë.

Kyreministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dje ka shkarkuar nga pozitia e tij Ministrin e Admnistratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Vendimi hyn në fuqi menjëherë. /21Media