Agim Çeku, Rrustem Berisha, Shkumbin Demaliaj dhe të tjerët deklarohen të pa fajshëm

Agim Çeku, Rrustem Berisha, Shkumbin Demaliaj dhe të tjerët deklarohen të pa fajshëm

Prokuroria Speciale vlerëson se buxheti i Kosovës është dëmtuar mbi 88 milionë euro me rastin e “fryrjes” së listave të veteranëve. Prokuroria kërkoi nga gjykata pezullimin e pensionit të veteranit për 19 mijë e 500 persona. Këtë propozim e kundërshtua të akuzuarit dhe avokatët e tyre mbrojtës duke e vlerësuar të pa bazuar. Ndryshe, 12 të akuzuarit në këtë rast, ish anëtarët e komisionit për verifikimin e statusit të veteranëve Agim Çeku, Rrustem Berisha, Shkumbin Demaliaj dhe të tjerët u deklaruan të pa fajshëm./21Media