Avokati kundërshton

Avokati kundërshton

Prokurorja Speciale Florije Shamolli, ka kërkuar nga trupi gjykues në rastin e arratisjes nga QKUK-ja në vitin 2014 që të akuzuarit të shpallen fajtorë.

I akuzuari kryesor në këtë rast është Sami Lushtaku, ish-kryetar i komunës së Skenderajt dhe ish-komandant i Zonës Operative të Drenicës në UÇK.

Në seancën e sotme, prokurorja e rastit filloi leximin e provave që do të administrohen dhe masat e fshehta.

Ajo tha se “trupi gjykues pas dëgjimit të dëshmitarëve do të bindet se të akuzuarit kanë kryer veprat penale me të cilat ngarkohen”, ndërsa kërkoi që ata të shpallën fajtorë.

Por Artan Çerkini, avokat i Sami Lushtakut, aktakuzën e Prokurorisë Speciale e konsideroi “pa cilësi”.

Kjo aktakuzë është si pasojë e një urdhri të gabuar të gjyqtarit të EULEX-it për t’u transferuar Sami Lushtaku në burgun i cili ndodhet në veriun e  Mitrovicës edhe pse e ka ditur çfarë gjendje mbizotëron në veriun e Mitrovicës”, tha Çerkini.

“Aktakuza ka kundërthënie lidhur me arratisjen e Lushtakut”, tha tutje ai.

Madje avokati refuzoi që ta cilësojë arratisje atë që prokuroria e cilëson të tillë.

Kemi të bëjmë me veprën penale Moszbatim i urdhrit te gjykatës dhe nëse do të kishim kualifikim të drejt ligjor, kjo vepër deri tani është parashkruar”, theksoi avokati.

Ndërsa lidhur me masat e fshehta, ai tha se ato nuk ekzistojnë.

Këto janë vetëm vëzhgime policore”, tha avokati Çerkini.

Avokati e mohoi edhe akuzën për ndikim të klientit të tij në dëshmitarë duke thënë se “Sami Lushtaku ka qenë në paraburgim dhe nuk ka mundur të ndikoje në dëshmitarë”, përderisa lidhur me Dëshmitarin C  dhe Dëshmitarin D në rastin Drenica 1, tha se ata “fare nuk lidhen me Sami Lushtakun”.

Në seancën e kaluar, Lushtaku e quajti gjykimin e tij si “proces politik”./kallxo