“Takime letrare me krijues dhe shkrimtarë nga diaspora dhe Kosova”

“Takime letrare me krijues dhe shkrimtarë nga diaspora dhe Kosova”

Në kuadër të “Ditëve të Diasporës”, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka organizuar aktivitetin “Takime letrare me krijues dhe shkrimtarë nga diaspora dhe Kosova”.

Hasan Qyqalla, kryetar i Lidhjes së Krijuesve të Mërgatës, tha se është kënaqësi e veçantë që sot ndodhen në bibliotekën kombëtare për të promovuar disa nga veprat e krijuesve të mërgatës.

Muhamet Selmani, këshilltar i ministrit në largim të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, tha se ky aktivitet është tradicional, sipas tij këtu mblidhen të gjithë që të tregojnë krijimet e mërgatës, të cilët edhe pse nuk jetojnë në Kosovë, ata vazhdojnë të punojnë për atdheun.

Ju falënderoj për krijimet e juaja. Penda asnjëherë mos ju hargjoftë. Libri është vlera dhe drita e një shoqërie. Ju uroj të çmalleni me atdheun dhe t’ju frymëzojë të shkruani edhe më shumë vepra“, tha ai.

Në këtë aktivitet, u tha se numri i autorëve në diasporë nuk është i vogël, ku disa prej tyre edhe kanë promovuar krijimet e tyre më të reja.

Fillimisht u promovua libri “Shprushje kujtimesh” e Gonxhe Letmi Begushollit, me ç’ rast u lexuan edhe disa poezi të kësaj vepre. Ndërsa, Elena Lilaj, e cila foli për librin e Demir Reshitit, tha se ky libër tregon historinë e atdheut.

Ky libër na mëson se ne të ardhmen, të jemi artistikisht të ngjashëm duke prezantuar njëri-tjetrin, shpalosim vlera”, tha ajo.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe akademia kulturore “Mirëdita” dhe shoqata “Bytyqi”. Njëkohësisht është promovuar edhe libri i autorit Fran Tanushi “Shkalla e diellit”, ku foli recensenti i librit, Nikollë Likaj.