Sot në Devoll të Shqipërisë u bë promovimi i investimet shqiptare

Sot në Devoll të Shqipërisë u bë promovimi i investimet shqiptare

Në Bashkinë e Devollit në Shqipëri sot është organizuar forumi i biznesit “Ta bëjmë Devollin një qendër investimesh”, me qëllim që prodhuesit shqiptarë të shohin për së afërmi resurset dhe potencialin, si dhe mundësinë për investime në këtë bashki.

Kryetari kësaj Bashkie, Bledjon Nallbait, në fjalën e tij tha se me ky forum ka për qëllim promovimin e virtyteve dhe kushtet e ofruara për zhvillim ekonomik, bujqësi dhe turizëm malor për Devollin. Ai konsideroi se prodhuesit mbarë kombëtarë të jenë partner strategjik për investime në Devoll.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka tha se sot kjo ngjarje në Devoll është e jashtëzakonshme për Bashkinë e Devollit, ku prodhuesit shqiptarë shohin për së afërmi resurset dhe potencialin për të pasur integrime pastaj në mbarë trojet shqiptare.

Ndërsa, kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Shabani duke vlerësuar lartë këtë Forum, theksoi se falë këtij Forumi, prodhuesit mbarë kombëtarë do të bëhen prodhues për mirëqenie më të mirë për ta parandaluar edhe migrimin jashtë trojeve shqiptare.

Ndërkaq, Astrit Panxha, drejtor i Klubit të Prodhuesve të Kosovës gjatë prezantimit të kompanisë Devolli nga Kosova, theksoi se Bashkia e Devollit në Shqipëri është me fat që kjo kompani nga familja me prejardhje nga kjo Bashki shpreh interesin për investime në këtë bashki.

Panxha tha se 10 mijë të punësuar kosovarë kanë të ardhura mujore nga kompania Devolli. Ai përmendi edhe përtofolion e investimeve të kësaj kompanie.

Në këtë forum folën edhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perindimore, Nebi Hoxha, si dhe Nagip Fejzi kryetar i zgjedhur i Forumit të përbashkët të prodhuesve shqiptarë.

Po ashtu, u promovuan këtu edhe disa produkte të gatshme të kompanisë Devolli nga Peja.

Në fund, kryetari i bashkisë Devolli ndau çmimin qytetar nderi biznesmenit Blerim Devollit dhe njëkohësisht në këtë rast për nder të  këtij çmimi u mbajt edhe forumi i Biznesit ‘Të bëjmë Devollin qendër investimesh.

Në këtë Forum është bërë një prezantim për veçoritë e Bashkisë së Devollit, e cila ka 42 mijë banorë me 429 km2 dhe si kryeqendër ka Bilishtin me 43 fshatra. Devolli ka resurse të posaçme për bujqësi.