Autori i këtij libri tha se enciklopedia nderon dëshmorët e kombit

Autori i këtij libri tha se enciklopedia nderon dëshmorët e kombit

Informatat, emrat dhe fotografitë e 2500 dëshmorëve të kombit që kanë luftuar në Kosovë, Maqedoni dhe në Kosovën Lindore janë përmbledhur me një libër të titulluar “Bardhësitë e Atdheut”.

Autori i këtij libri, që ndryshe e quan edhe  enciklopedi është ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Afrim Mustafa.

Mustafa tha gjatë promovimit të librit që u mbajt në selinë e veteranëve të UÇK-së tha se kjo enciklopedi është krijuar me qëllim që të nderohen dëshmorët që e dhanë jetën për liri.

Për rëndësinë e promovimit të enciklopedisë “Bardhësitë e Atdheut” ka folur nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj , sipas të cilit Afrim Mustafa me këtë libër ka bërë një punë shumë të madhe.

Sipas tij sado që thuhen fjalë dhe shkruhen libra, ato janë pak për dëshmorët pasi që siq tha Haradinaj ata kanë dhënë jetën për lirinë  e kombit shqiptar.

Për enciklopedinë e Afrim Mustafës kushtuar dëshmorëve ka folur historiani Hakif Bajrami, sipas të cilit ky libër është një dëshmi e gjallë për luftën heroike të shqiptarëve.

Ndryshe  autori i enciklopedisë, Afrim Mustafa tregoi se  synimi i tij është që kjo punë e tij të përkthehet edhe në shumë gjuhë të tjera të botës me qëllim që edhe tjerët ta njohin historinë e kombit shqiptar./21Media