Promovohet libri i autores Sevdije Ahmeti

Promovohet libri i autores Sevdije Ahmeti

Në kuadër të jubileut të 20- të të ndërhyrjes se NATO-se në Kosovë shtëpia botuese “Buzuku” promovoi librin e veprimtares Sevdije Ahmeti “Ditari i një gruaje te Kosoves—Lufta përpara luftes”.

Pjesë e këtij promovomi përveç qytetarëve të shumtë, ishte edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahijaga, aktivistja, Naxhije Buçinca si dhe shkrimtari nga Franca, Juan Asensio.

Me këtë rast Atifete Jahijaga u shpreh se Sevdije Ahmeti sfidoi luftën e Millosheviqit si dhe luftoi pas luftës për të drejtat e grave.

Mbeti e përkushtuar për të luftuar për të drejtat e grave edhe pas luftës. Ajo fliste më pak për vetën por më shumë për të tjerët, gjithmonë ka vënë primare përjetimet e gjithë popullit”, tha Jahajaga.

Në këtë promovim Presidentja tha se Sevdija ishte aleate për të drejtat e të mbijetuarave të dhunës seksuale. Sipas saj, nëse gjysma e grave të Kosovës do ishin si Sevdia, atëherë vendi ynë do ishte ndryshe.

Libri të na shërbej të na mbaj gjallë kujtimet për veprat e Sevdies. E kemi obligim që me pasurinë e saj që e la t’i mbështesim të gjitha gratë e Kosovës. Sikur shumica e grave të ishin sa gjysa e Sevdies Kosova do ishte ndryshe”, tha Jahijaga.

Kurse, aktivistja, Naxhije Buçinca njëherit edhe fituesja e çmimit “Sevdie Ahemti” tha se Sevdija nuk është vetëm e familjes së saj por, ajo është e krejt familjeve kosovare. Buçinca gjithashtu falënderoi Rrjetin e Grupit të Grave të kosovës që e mori guximin për themelimin e çmimit “Sevdije Ahemti”.

Falënderoi Rrjetin e Grupit të Grave të Kosovës që e mori guximin e themelimit të çmimit “Sevdije Ahemti”,  nuk ka fjalë që e përshkruan veprën e saj”, tha ajo.

Buçinca e emocinuar theksoi se, Sevdija punoi shumë për Kosovën. “Punoi shumë për Kosovën e deshti shumë Kosovën.” tha Fahrije Buçinca.

Kurse, shkrimtari nga Franca, Juan Asensio tregoi se asnjëherë më parë nuk kishte dëgjuar për Sevdijen, mirëpo me të lexuar disa dëshmi në librin e e saj të botuar në gjuhen frënge, pa se si Sevdia në mënyrë klinike ka bërë renditjen të gjitha mizorive që ndodhën në luftë.

Dëshmitë e saj sipas tij, kanë ndikim të madh tek të gjitha gratë e Kosovës.

Nëpermjet Sevdijes ju gra e keni mund të keqen për këtë duhet të jeni krenar”, tha Asensio.

Ndërsa djali i Sevdies, Urim Ahmeti në emër të gjithë familjes tregoi se me paratë  e marra nga shtija e librit në Francë, është ndërtuar një qendër për mbrojtjen e grave në Malishevë.

Ndërsa, paratë e fituara nga shitja e librit në Kosovë Ahmeti deklaroi do të dhurohen për shkollimin e vajzave kosovare.

Sevdije Ahmeti më 2003 ka botuar në Paris në gjuhën frënge këtë libër që mban titullin “Journal d’une femme du Kosovo: Fevrier 1998-Mars 1999” me nëntitull “La guerre avant la guerre”. /21Media