Protestuesi do të vazhdojnë protestat deri të anulohet ankandi

Protestuesi do të vazhdojnë protestat deri të anulohet ankandi

Pronarët e kioskave të Prishtinës për të dytën herë brenda javës i kanë zënë derën kryetarit Shpend Ahmeti. Ata dhe një herë kanë protestuar para objektit komunal kundër kritereve të vëna nga Lomuna, duke konsideruar se ato janë diskriminuese dhe të papërballueshme për ta.

Përfaqësuesi i protestuesve, Sadudin Ahmeti dhe një herë ka kërkuar nga asambleja komunale në Prishtinë që t’ia mundësojë përmes votës që kioskat të qëndrojnë në pronësi të tyre.

Sipas tij, “kryetari po mundohet të minimizojë problemin duke deklaruar se janë vetëm 11 kioska aktive. Për të janë mbi tridhjetë kioska me më shumë se 70 punëtorë që do të mbesin të papunë”.

Protestuesi theksoi se me anë të këtij vendimi, po dëshirohet që t’iu merret prona të varfërve dhe t’iu jepet të pasurve. Ai tha poashtu se qarkullimi mujor i tyre është rreth 3 mijë euro në muaj, e siç thotë ai është e pamundur të jetë deri në 5 milionë euro ashtu siç ka kërkuar Komuna.

Nuk janë njëmbëdhjetë kioska sikur deklaron Shpend Ahmeti, por janë mbi tridhjetë aktive dhe janë më shumë se 70 punëtorë që punojnë aty. Ai po këqyr me minimizuar problemin. Dhe nën 2 dua t’iu tregoj se e vetmja pikë ku ne jemi në kundërshtim me Komunën e Prishtinës është kush me qenë pronar në kioska. Ai dëshiron që me iu marrë të varfërve dhe me iu dhënë të pasurve”, tha protestuesi.

Protestuesi tjetër, Arian Mustafa duke përmendur vendimin e Komunës, tha se kjo do të krijojë papunësi sepse shumë familje do të mbesin në punë.

Ai drejtoi akuza ndaj organeve komunale. Sipas tij, ata po iu shërbejnë kompanive të mëdha në mënyrë që t’i financojnë partitë e tyre në kohë zgjedhjesh.

Protestuesit thanë se deri kur nuk merret një vendim që e anulon ankandin e komunës, ata do të vazhdojnë protestat paqësore.

Pasi përfundoi protesta, ata vazhduan në asamblenë komunale, ku është duke vazhduar diskutimi se a duhet të hyjë si pikë e veçantë në rend të ditës. Këtë e kërkuan dy partitë opozitare, LDK dhe VV-ja./21Media