Arrestimet për patentë shofer

Arrestimet për patentë shofer

Pronari i një autoshkolle në Prishtinë, është arrestuar dje në mesditë pasi i njëjti është kapur në flagrancë duke marrë nga një person një shumë parash me pretekst se do t’i ndihmojë për ta kaluar provimin praktik për patentë shofer.

Sipas Policisë, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Më 5 korrik të këtij viti, Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona që dyshohet se u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit.

Dy ditë pas arrestimit, Gjykata dëgjoi fjalën e të arrestuarve dhe kërkoi që 19 prej tyre t’ju caktohet masa e paraburgimit prej 1 muaji. Ndërsa për 4 persona të tjerë, prokurori Ilaz Beqiri ka vlerësuar se nuk ka bazë që t’u shqiptohet kjo masë./21Media