Propaganda serbe se Kosova do ta përdorë ushtrinë kundër serbëve, është e pabazë

Sipas Haradinajt Ushtria e Kosovës është moderne, multietnike dhe është rritur bashkë me partnerët tanë NATO-n e KFOR-in

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ushtria jonë vjen në paqe dhe propaganda serbe se Kosova do ta përdorë ushtrinë e saj kundër serbëve në Kosovë dhe fqinjëve, është e pabazë.

“Kosova do të qëndrojë në të drejtën e saj për ta mbrojtur veten!. Për prestigjiozen “New York Times”, e cila përshkruan në një artikull krijimin e ushtrisë së Kosovës, kam shprehur qëndrimin e qartë se ne nuk kemi zgjidhje tjetër si vend, përveç që të qëndrojmë në të drejtën tonë! Ushtria jonë vjen në paqe dhe propaganda serbe se Kosova do ta përdorë ushtrinë e saj kundër serbëve në Kosovë dhe fqinjëve, është e pabazë. Ushtria e Kosovës është moderne, multietnike dhe është rritur bashkë me partnerët tanë NATO-n e KFOR-in dhe do vazhdojë të qëndrojë në këto vlera”, ka shkruar kryeministri në “Facebook”.

Ushtria e Kosovës u formua dje më 14 dhjetor duke u votuar në Kuvendin e Kosovës tri projektiligjet për FSK-në./21Media

Back to top button