Ajo tha "PO"

Ajo tha “PO”

Këngëtarja e njohur kosovare, Rita Ora mbrëmë ka performuar në Skoci para mijëra fansave të saj, kështu duke sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme në shi.

Këngëtarja 27-vjeçare ka publikuar disa pamje nga ky koncert, ku njëra prej momenteve ishte shumë romantike, shkruan rtv21.tv.

Një djalosh në skenë ku performonte Rita i propozoi të dashurës së tij martesë dhe ajo pranoi para gjithë asaj mase.

Ndërsa Rita këtë moment magjik e publikoi në llogarinë e saj “Instagram” ku e uroi çiftin duke thënë se është shumë e lumtur që ishte pjesë e kësaj ngjarjeje.

Rita Ora është mjaft e angazhuar me koncerte, ndërsa projekti i saj i fundit është “Girls” në bashkëpunim me Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli XCX./21Media